Arrestimi i mjekut nga forcat RENEA tek Trauma/ PD: Show i Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”

Sep 25, 2022 | 11:13
SHPËRNDAJE

Arrestimi i mjekut tek “Trauma”, ka nxitur kolekun e tij logoped Erges Eskiu që të dalë me një reagim nga selia e Partisë Demokratike dhe të akuzojë qeverinë Rama se “do degradimin e figurës sonë”.

Sipas tij, arrestimi me bujë i mjekut, i stimuluar nga agjent i infliltruar, është “show i Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”.

DEKLARATA E PLOTE:

Unë jam Erges Eskiu, mjek logoped. Dal sot në këtë deklaratë në mbrojtje të personelit mjekësor të cilët po tentohet të denigrohen nga pushteti i Edi Ramës.

Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.

00a60948-7bc7-4e90-a7ea-f6abd3d2673c

Mijëra studentë të mjeksisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.

Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t’i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e “Hipokratit”.

Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.

Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.

Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.

Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri.

Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar mesazhi i një tirani: “Largohuni se nuk ju duam”.

Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.

Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen.

Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.

Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.

I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.

Dhe siç thotë një shprehje:

– Detyra e parë e mjekut është politike: Lufta kundër sëmundjeve duhet të fillojë me një luftë kundër qeverisë së keqe.” Njeriu do të shërohet plotësisht dhe përfundimisht vetëm nëse ai së pari çlirohet nga kjo qeveri e keqe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura