Arrestimi i Mjacajt, Tahiri: Duhet të ishte ende në burg. Çako: Hetimet po vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve

Jul 5, 2015 | 16:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas kohë pas kapjes së autorit të dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës, ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

 

Saimir Tahiri

Në një koment të bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Tahiri hodhi hije dyshimi për drejtësinë shqiptare lidhur me dënimin e mëparshëm të Mjacajt me pesë vite burg për vrasje. “Faleminderit Policise dhe banoreve te Dukagjinit per arrestimin ne kohe rekord te njeriut qe ndoshta duhet te ishte ende ne burg per krimet e meparshme, e jo te vriste përsëri”,-ka shkruar ministri Tahiri. 

Haki Cako ne deklarate per mediat ne Korce

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në një deklaratë për mediat të mbajtur në komisariatin e Shkodrës, vlerësoi punën e forcave të policisë dhe banorët e zonës, për bashkëpunimin e treguar. “Gjej rastin të falënderoj pa masë banorët e zonës që na erdhën në ndihmë në kapjne e tij. Gjej rastin të falënderoj efektivët e policisë të cilët kanë qenë në aksin 48 orë pa pushuar. Është një ngjarje shumë e rëndë që gjej rastin të përcjell ngushëllimet tek familjarët.”,-deklaroi Çako.

Kreu i Policisë së Shtetit siguroi turistët që të ndihen të sigurt, pasi policia do të rrisë shërbimet. Sipas drejtorit Çako, hetimet po vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të 20-vjeçarit Mjacaj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura