Arrestimi i Lefter Allës, Edmond Budina në Panorama TV: Rama e ka bërë pazarin që në fillim, nuk mund të heqë përgjegjësinë nga vetja

Mar 17, 2023 | 17:49
SHPËRNDAJE

Regjisori Edmond Budina ka komentuar ditën e sotme në Panorama TV arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ai komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili vazhdimisht është distancuar nga arrestimet e socialistëve duke thënë se PS nuk është mbërojë e individëve.

“Është karagjozllëk. E ka thënë edhe herë të tjera që nuk bëhet mburojë. Është si puna e dikujt që merr njerëzit aty pa pyetur fare dhe pa i verifikuar fare. Si ka mundësi që këta njerëz të inkriminuar qoftë kryebashkiakë, qoftë politikanë, qoftë parlamentarë, qoftë ministra ti nuk ke asnjë faj. Është si puna e asaj kur i thanë njërit më vodhën shtëpinë.

I thanë gabimi jot, pse hajduti s’paska faj. Pse Edi Rama nuk ka faj, katran me bojë. Ai e ka bërë pazarin që në fillim. Do ju lë të pasuroheni, dhe po ju zunë nuk kam punë me ju. Ai duhet të firmosë vetë dhe të mbajë përgjegjësi vetë si kryeministër dhe si kryetar i partisë socialiste. Ty të vijnë kriminelët dhe të uzurpojnë partinë dhe ti nuk mban asnjë përgjegjësi”, tha Budina.

Sipas tij, zyrtarët e lartë shtetërorë që përfundojnë pas hekurave nuk kanë treguar bashkëpunëtorët pasi kanë frikë për pasojat.

“Ajo që është më shqetësueses është fakti se këta veprojnë si klan mafioz. Më thoni cili prej atyre që janë në burgje ka folur. Asnjëri. Kanë frikë se mund t’i vrasin dhe mund t’i zhdukin. Edhe Edi Rama thotë unë nuk di gjë.

Mund të jetë edhe një kupolë e përbashkët. Por është e dukshme që ai e drejton çdo gjë. Nuk mund të thuash ç’punë kam unë që më dolën kriminelë. Kjo është paaftësi. Unë mendoj se është me vetëdije të plotë për të mbajtur pushtetin. Më shqetëson fakti që edhe disa nga PD shprehin një lloj optimizmi të madh. Por duhet t’i thërrasin mendjes sepse rreziku është i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura