Arrestimi i ish-shefit të policisë/ Alibeaj: Ishte në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë. Rama nuk e lufton dot krimin dhe trafikun sepse…

Aug 11, 2022 | 23:47
SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-shefit të policisë në Dhërmi, Sokol Bode, i cili ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës me grupin Habilaj.

Keshilli i Mandateve-Alibeaj-Bushka-Felaj-Korreshi-Nikolla-Balla (2)

Sipas Alibeajt, kjo është dëshmi e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë. Deputeti i PD thekson se “përgjimet tregojnë qartë sesi shefat e policisë punonin nën urdhrat e shefave të krimit e të trafikut”.

Ai thotë se “Edi Rama nuk mund ta luftojë dot krimin dhe trafikun e drogës, pasi ata e kanë sjellë në pushtet duke blerë e grabitur vota për të dhe sot ai nuk është gjë tjetër veçse peng i bandave të tij”.

Reagimi i Albeajt

Sokol Bode, ish-shefi i policisë në Dhërmi prej nga niseshin tonelata e drogës drejt Italisë e Greqisë arrestuar sot pas 5 vitesh arratie është dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë, e ku përgjimet tregojnë qartë sesi shefat e policisë punonin nën urdhrat e shefave të krimit e të trafikut.

Për më shumë se 9 vite, Partia Demokratike ka denoncuar me prova përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Tashmë është e qartë se e gjitha kjo bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga vartësi i tij besnik Saimir Tahiri.

Qeveria e Rilindjes në pushtet për vite më rradhë e kanabizoi vendin dhe në krye të këtij operacioni kriminal qëndronte kupola e policisë, ministrisë së brendshme dhe kryeministrit.

Shqipëria ende vazhdon të mbetet peng i krimit e bandave. Edi Rama nuk mund ta luftojë dot krimin dhe trafikun e drogës, pasi ata e kanë sjellë në pushtet duke blerë e grabitur vota për të dhe sot ai nuk është gjë tjetër veçse peng i bandave të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura