Arrestimi i ish-ministrave, katalanasit ‘kërcënojnë’ me grevë të përgjithshme

Nov 3, 2017 | 17:22
SHPËRNDAJE

Protesta të shumta u zhvilluan sot në Katalonjë për të kundërshtuar arrestimin e politikanëve separatist katalanas.

Katalunja2-470x282

Anadolu Agency  shkruan se mbështetësit pro pavarësisë bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë duke mbajtur kështu qëndrim kundër arrestimit të 9 ish-ministrave të ish-qeverisë lokale të Katalonjës.

Ndërkohë bëhet e ditur se protestat kanë vazhduar për pak kohë dhe kanë përfunduar pa incidente. Ndër të tjera theksohet se sindikata Intersindical-CSC ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë.

Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës që Qeveria e Spanjës ka zbatuar dhe se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura