Arrestimi i ish-drejtorit të LSI, flet për herë të parë Kryemadhi: Do të përballet me drejtësinë e Ramës por…

Feb 2, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në “Java” në TVSH ka folur për arrestimin e ish-drejtorit të Rrugëve, i cili është kryetar i LSI-së  në Elbasan.

kryemadhi

Kryemadhi e quajti arrestimin e tij me prapavijë politike. Po ashtu hodhi sërish akuza për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe krye bashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini se po ushtrojnë presion politik ndaj LSI në Elbasan.

“Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh.

Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD.

Dashamri Xhika, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”,tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura