Arrestimi i gjyqtarit, zbardhet përgjimi: “Ti e di, ky i ka qejf xhixhat”

May 4, 2016 | 11:35
SHPËRNDAJE

Përgjimet dhe dëshmitë kontradiktore dhënë para prokurorit duket se kanë ‘fundosur’ gjyqtarin Ibrahim Hoxha, prangosur së bashku me djalin duke marrë 6 mln lekë ryshfet për vendimin e një gjyqi pronësie.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se sekseri Novruz Gajde, arrestuar në të njëjtën ditë me gjyqtarin dhe djalin e tij është përgjuar teksa fliste me biznesmenin Dritan Jazexhiu, ku i thoshte “ky i do lekët përpara vendimit. Do një gjashtëshe. Pas vendimit, do një dyshe. Ti e di, ky i ka qejf xhixhat”.

Si u arrestua gjyqtari Hoxha? S’kishte besim te biznesmeni

 

Ndërkohë një grup operacional i policisë kishte nën vëzhgim dhe priste momentin e shkëmbimit të parave, për të dokumentuar përfshirjen e gjyqtarit Ibrahim Hoxha në aferën korruptive.

Burime të rezervuara thanë se shkëmbimi i parave ishte parashikuar të kryhej dje në një lokal në kryeqytet, rreth orës 17:00.

Por në rrethana të paqarta, ky takim u shty. Vetë gjyqtari nuk ka shkuar për të marrë paratë, por djali i tij. Sipas komunikimeve, që dalin nga përgjimi, mësohet se palët ranë dakord që 6 milion lekë t’i merrte një natë para shpalljes së vendimit dhe 2 milion të tjera pasi të shpallej vendimi për një pronë trashëgimie, që përfshinte një dyqan dhe një banesë në Tiranë.

Prokuroria-Tirane

Por megjithë marrëveshjen, palët duket kanë patur mosbesim tek njëra-tjetra, shtojnë këto burime policore. Gjatë dorëzimit të parave, edhe djali i gjyqtarit edhe sekseri kishin marrë me vete edhe nga 2 shokë. Gjyqtari u ndalua pranë zyrës, ku do të shkruante vendimin që do të shpallte sot.

Ai është sinjalizuar me telefon se “porosia” u krye dhe gjithçka ishte në rregull, por derisa policia ja behu te dera.

Përgjimi që çoi në burg gjyqtarin/ Sekseri foli me Hoxhën për një ‘gjashtëshe’

Ibrahim Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës u arrestuar mbrëmë në flagrancë duke marrë një shumë parash. Operacioni ”Berati 2” u finalizua pas një përgjimi 6 mujor pikërisht një ditë para vendimit që Hoxha do të jepte për një çështje pronësi.

Nga përgjimet rezulton se biznemesni i përfshirë në këtë çështje, ka biseduar me gjyqtarin në telefon.

Biznesmeni Dritan Jazexhiu me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin.

Në mesditën e  2 majit, shtetasi Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një ”gjashtëshe”, duke e lidhur këtë me procesin civil në të cilin ishte palë shtetasi Jazexhiu.

Pas këtij komunikimi, i dyshuari Novruz Gajde takohet me të dyshuarin tjetër, Dritan Jazexhiu, në lokalin e këtij të fundit dhe shkëmbejnë një sasi parash.

PERGJIMI

Së bashku me gjyqtarin, është arrestuar në flagrancë edhe i biri i tij, shtetasi Ledjon Hoxha, si edhe shtetasit Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajde.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se gjyqtari kishte në shqyrtim një proces civil prone, ku njëra nga palët ishte shtetasi Jazexhiu. Ky i fundit, me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Në mesditën e datës 02.05.2016, shtetasi Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një ”gjashtëshe”, duke e lidhur këtë me procesin civil në të cilin ishte palë shtetasi Jazexhiu.

Pas këtij komunikimi, i dyshuari Novruz Gajde takohet me të dyshuarin tjetër, Dritan Jazexhiu, në lokalin e këtij të fundit dhe shkëmbejnë një sasi parash.

Pasditen e së njëjtës ditë, pas një komunikimi me gjyqtarin, i dyshuari Gajde takohet në një automjet me të dyshuarin Ledjon Hoxha.

Pasi janë ndarë, në mjetin e shtetasit Ledjon Hoxha ndërhyn Policia, e cila po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë (të reja). Ai është arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Ibrahim Hoxha, i dyshuar për ”korrupsion pasiv të gjyqtarit…”; Novruz Gajde, i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm…”; dhe Dritan Jazexhiu, i dyshuar për veprën penale të ”Korrupsionit aktiv të gjyqtarit….”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura