Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç para serbëve me tone të ashpra: Vepër e terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi

Mar 27, 2018 | 9:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Presidenti serb Aleksandër Vucic i është drejtuar kombit serb menjehere pas mbledhjes së Këshillit Kombetar për Sigurine, dhe arrestimin e Marko Gjuric ne Kosove e ka quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët që po ndihmohen nga Perëndimi. Vuçiç i bëri thirrje popullit serb në Veri të Kosovës të qëndrojnë të qetë sepse, nënvizoi, “terroristët nuk do t’i bëjnë asgjë atyre”.

1442903_whatsapp-image-20180326-at-21.11.44_ff

“Unë do t’ju njoh me provokimin brutal, aktin e marrëzisë dhe veprën penale që kanë kryer autoritetet e Prishtinës në Kosovë dhe Metohi. Është interesante që të gjitha mediat donin të na tregojnë ne faktin se Gjuriç nuk respektoi procedurat e dakorduara për hyrjen në Kosovë dhe u arrestuan”, shpjegoi Vuçiç dhe më pas lexoi në konferencë për mediat Marrëveshjen e Brukselit që i referohet procedurës për regjistrimin e hyrjes në territorin e Kosovës.

1442899_whatsapp-image-20180326-at-21.11.59_ff

Ai deklaroi se urdhri i vetëm ishte të arrestohej Marko Gjuriç dhe kështu të poshtërohej Beogradi dhe se reagimi i Serbisë do të ishte politikisht.

Ai gjithashtu foli për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se detajet e dialogut nuk do t’i japë publikisht.

“Serbia nuk duhet të jetë e frikësuar, nuk jemi aq keq sa disa njerëz mendojnë, por nuk duam të tregojmë forcën tonë. Urime për ju, heronj të mëdhenj, jeni shumë të fortë, por do të shohim në fund kur do të merrni një karton të kuq”, shtoi Vucic.

1442897_whatsapp-image-20180326-at-21.11.59-1_ff

Arrestimi i Gjuriç, Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë, mediat serbe: Gjatë ndalimit u plagos…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sonte, mëson agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”.

1442829_whatsapp-image-20180326-at-19.37.02_ff

Kjo vjen pasi Policia e Kosovës ndaloi këtë pasdite, pas orës 17:30, drejtorin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç.

“Gjuriç u arrestua në sallën e Mitrovacki Dvori, ku ai sapo kishte filluar një bisedë lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.

Ndërsa qytetarët e Mitrovicës u përpoqën të parandalonin hyrjen në ndërtesë, policia e Kosovës hodhi një bombë. Pas kësaj, ata ndërhynë dhe e morën Gjuric. Së bashku me Djuric, bashkëpunëtori i tij, Zheljko Joviç, u arrestua, i cili u plagos në një përpjekje për t’i rezistuar ndalimit”, raporton gazetari i Tanjugut nga vendi i ngjarjes.

“Në këtë moment nuk dihet se çfarë po ndodh me Nikola Selakoviç. Sipas informacioneve të fundit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës e transferuan Marko Gjuriçin në Prishtinë”, shkruan “Kurir”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura