Arrestimi i Gjuriç, Berisha: Provokacion i rrezikshëm i serbomadhit, Kosova i dha përgjigjen e merituar

Mar 26, 2018 | 22:33
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar arrestimin e zyrtarit serb në veri të Kosovës pas hyrjes së tij në kundraligjshme.

berisha_1519157066-3450795

Ai e ka quajtur veprimin e Marko Gjuriç si një provokacion të rrezikshëm, dhe gjithashtu ka përgëzuar autoritete policore për përgjigjen e merituar ligjore.

Postimi i plotë:

Nje provokacion i rrezikshem nga serbomadhi Marko Gjuriç ne veriun e Kosoves!

Te dashur miq, sot, ne zbatim te ligjit, policia e Kosoves arrestoi per hyrje te kundraligjshme ne territorin e Republikes se Kosoves njerin prej serbomedhenjve me te damkosur, ministrin Marko Gjuriç.

Me kete rast le te denojme ne te dashur miq aktin e ketij provokatori te rrezikshem dhe te pergezojme autoritetet policore te Kosoves per pergjigjen e merituar ligjore qe i dhane atij. sb

29541831_979247948902779_3243000181079072200_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura