Arrestimi i Frrokut, Berisha: Meta në konflikt interesi në Këshillin e Mandateve, Rama porosit Naçon të mos e ekstradojë deputetin në Bruksel

Mar 30, 2015 | 19:27
SHPËRNDAJE

Një ditë para mbledhjes që pritet të zhvillohet në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestin e deputetit Mark Frroku, këtë herë me kërkesë të autoriteve belge, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk mund të drejtojë mbledhjen e radhës për shkak se ai ndodhet në konflikt interesi. Mbledhja e Komisionit të Mandateve që u zhvillua të dielën që shkoi u drejtua nga kryeparlamentari Ilir Meta. Ky takim u mbajt me dyer të mbyllura për median dhe vendosi me kërkesë të avokatëve të Mark Frrokut, që deputeti të jetë prezent këtë të mart në komision.

Sali Berisha

Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në rrejtin social “Facebook”, Berisha paraljmëron se edhe kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të mbyllura për median. “Jo vetem qe Meta do kryesoje vet mbledhjen ndonese ne konflikt flagrant interesi pasi te dy kerkesat per arrestim, si e para ashtu dhe kjo e dyta, jane te lidhura tek i njejti person, por ai nuk do te lejoje neser media ne salle pra do inskenoje seance tip shpelle, pikerisht nga frika e ndonje bombe qe Frroku munde te leshoje gjate pyetjeve ne seance”,-shkruan Berisha në “Facebook”.

Sipas ish-kryeministrit, dyshime ngrihen edhe për pengimin e qëllimshëm të ekstradimit (nëse kërkohet) të Mark Frrokut drejt Brukselit nga krerët e qeverisë.

“Thuhet se Rama dhe Meta kane porositur Nasipin qe Frroku, deshmitar kyç ne akuzen me te rende te bere ndonjehere, per porosine e tij per vrasjen me pagese te deputeteve Doshi dhe Fufi, ne asnje menyre te mos ekstradohet ne Bruksel. Kjo sepse atje, ai jashte kercenimeve te Metes dhe Rames mund te deshmoje te verteten per Meten, Doshin, Bamin, Tonin. Terror dhe tmerr ne pallatet e krimit te pushtetit te mazhorances se qelbesirave!”,-shkruan Berisha. komentin e tij ai e mbyll me thënien se “Revolucioni demokratik i qytetareve te ketij vendi eshte jetik per te shembur murin e krimit te pushtetareve dhe bandave te tyre!”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura