Arrestimi i Frrokut, avokatët: Krijoi precedent të rrezikshëm. Nëse deputetët dalin kundër vijës do kenë të njëjtin fat

Mar 26, 2015 | 19:12
SHPËRNDAJE

Tiranë- Avokatët e deputetit Mark Frroku rreth orës 19:00 pasi kanë dalë nga ambientet e Policisë së Tiranës, kanë deklaruar se arrestimi i klientit të tyre është një turp për Prokurorinë.

Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj, avokatet e deputetit, Mark Frroku

Ka qenë avokati Genc Gjokutaj i cili ka theksuar se arrestimi është ‘i paprecedentë”. 

Sipas tij, me këtë arrestim, “nuk është anashkaluar Gjykata e Lartë, Prokuroria ka kërkuar ndalimin, as akuzë nuk ka se është nën hetim…Prokuroria ka kërkuar urdhër ndalimin dhe do i drejtohet gjykatës prokuroria me kërkesë”.

“Është nga ato akuza që arresti as aplikohet dhe as parashikohet nga ligji”, theksoi Gjokutaj.

Ndërsa avokati Saimir Vishaj theksoi se së shpejti “lidhur me vendimin e Parlamentit ne do t’i drejtohemi gjykatës Kushtetuese”.

“…eshte nje vendim i marre nga persona te cilet kane nje pozite proceduriale ne kete ceshtje dhe per analogji te gjyqatareve te cilet jane ndeshkuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe anetaret e keshillit te larte te Drejtesise kane qene dhe gjyqatr ne gjykaten e larte, gjykata kushtetuese i ka quajtur nul keto vendime, pasi ne nje pozite proceduriale kur je ne te njejtin procedim ne cilesine e deshmitarit apo person ne hetim, nuk mund te vertetosh qofte moralisht qofte profesionalisht edhe pse nuk ka nje ligj organik te gjithe deputetet qe jane pyetur perpara prokurorise se krimeve te renda, ne menyre te jashteligjshme nuk duhet te mernin pjese ne votim. Kjo i perket nje faze te dyte kur vendimin do ta ankimojme… duke e quajtur antikushtetues.

Por jemi në një moment te shpejtesise sepse sic po rrjedhin gjërat, jo se ne nuk e prisnim, qe ne kerkesen qe prokuroria i ka derguar parlamentit per arrestim, gje qe nuk eshte nne kompetence te prokurorise të përgjithshme t’i kërkojë parlamentit arrestimin sepse nuk jemi ne kushtet e flagrances….heqje e lirise, gje qe ne na ve ne pikepyetje qe patjeter menjehere pas vendimit qe do jepte parlamenti, prokuroria do nxirrte urdhrin e ndalimit….Aktualisht, imagjinoni nje deputet, qe paradite ishte shoqerisht i dobishem, me nxjerrjen e urdherit te ndalimit per nje veper nga me qesharaket…eshte rasti i pare i paprecedente qe te fillosh procedim penal per deklarim te rreme perpara prokurorise…përderisa rrodhi kaq shpej krijoi një precedent të rrezikshëm për deptuetët, që do të thotë nqse deputetët dalin kundër vijës do kenë të njëjtin fat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura