Arrestimi i Fredi Belerit dhe Kokaveshit për blerje votash, “Apeli” i Vlorës ja kalon çështjen “Apelit” të GJKKO për shqyrtim

May 29, 2023 | 15:14
SHPËRNDAJE

Dosja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshit, i ka kaluar për gjykim “Apelit” të GJKKO-së.

fredi-beleri-1280x686

Ka qenë “Apeli” i Juridiksionit të përgjithshëm që e ka kaluar dosjen në GJKKO, e cila do të marrë nën shqyrtim ankimimet e Belerit dhe Kokaveshit që pretendojnë vlerësimin e arrestimit si të paligjshëm.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kallëzimin penal, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, për shtetasit me iniciale Dh. A. B dhe P.K, të dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm në fushën e shitblerjes së votës për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale Dh.A.B dhe P.K, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023, ka vendosur:

  1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim Dh. A. B
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Dh. A. B masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
  3. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim P.K
  4. Caktimin ndaj personit nën hetim P.K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

-Nga personi nën hetim me iniciale Dh. A. B, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal.

-Nga personi nën hetim me iniciale P.K, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal në alternativë një masë sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 29.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi:

– Dërgimin e akteve Gjykatës kompetente, Gjykatës së Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar..

Tiranë, 29.05.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura