Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, Mesila kundër PD-së, qëndron në Kuvend. PDIU bojkoton votimin. Doda: Nuk i trembem përjashtimit nga grupi

Mar 26, 2015 | 12:45
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që deputetet e Partisë Demokratike bojkotuan seancën e sotme plenare të Kuvendit, pak para votimit për t’i dhënë lejen prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, deputetja e PD-së, Mesila Doda ka qëndruar në sallën e Kuvendit, duke pranuar se nuk është dakord me vendimin e grupit. Ne sallen e Kuvendit ne kohen e votmit nuk kane qene te pranishem deputetet e PDIU-se.  

Mesila Doda ne sallen e Kuvendit

Doda ka thënë hapur se ajo nuk ka frikë prej askujt e nuk i trembet as përjashtimit nga grupi i PD-së.  

“Jam e bindur në drejtësinë në qëndrimin tim në seancë dhe votën për të mbështetur drejtësinë, ne duhet t’i hapim rrugë një procesi që të jetë ndryshe për këtë kuvend. Do doja të votojë sot pro heqjes së imunitetit për vepra të tjera më të rënda penale, por nuk mund të jemi aq të papërgjegjshëm për të thënë se ku di unë se c’bëj unë. Në momentin që kemi kërkesë nga ana e drejtësisë, vendim të qartë nga partnerët nuk mund të vazhdojmë dhe të kryejmë veprime që janë larg ndërgjegjes sonë. Grupi ka mendim që ndërgjegja ime nuk e pranon dot”- tha ajo, pasi ka dale nga salla e Kuvendit, ne mbyllje te procesit te votimit per arrestimin e Frrokut e Doshit. 

Pyetur nga media nëse me këtë veprim ajo ka dalë kundër vendimit të Grupit të PD-së, Doda iu përgjigj:

“Ky ishte një vendim pro ndërgjegjes sime, jo kundër grupit, unë do të qëndroj në respekt të bindjeve të mia për një parlament më të mirë se shqiptarët duan të shohin një kuvend ndryshe. Unë  nuk kam frikë nga asgjë, nuk më mban dot peng askush, politikisht besoj se do të dua të jetë hapi i parë që duhet të ndjekë personat që kam 1 vit që jam shprehur në Kuvend, në momentin që mund të jepen rastet nuk kam pse të tërhiqem”- tha ajo. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura