Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, Berisha: Për të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit

Mar 27, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ka reaguar serish permes rrjeteve sociale ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me arrestimin e deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku, sipas te cilit, ky eshte nje veprim “per te mbajtur ne kembe pushtetin e krimit”.

Procedure te rrufeshme e quan Berisha arrestimin e djeshem, “jashte çdo lloj kushti ligjor” per deputetet “e mazhorances se qelbesirave qe sot kundermon ere krimi ne mbare Europen”.

Teksa nenvizon se asnjeri “nuk ka merituar dhe nuk meriton te ulet ne bankat e Parlamentit, arrestimi i rrufeshem i tyre, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje shtetit ligjor, eshte akt tipik i shteteve policore, ne te cilat armiku goditet me te gjitha menyrat dhe ne rastet kur deshton ne eleminimin e tij fizik realizon rrufeshem dhe me çdo kusht eleminimin e tij politik”.

Sali Berisha duke folur per mediat

“Arresti me urgjence i Doshit dhe Frrokut deshmon qarte dhe perfundimisht se tashme nuk eshte vetem Meta peng i Rames….edhe Rama vet eshte skllav i Metes, i cili jo vetem e rrezon ate per 24 ore nga pushteti por me denoncimet qe mund te beje ne “dosjen Doshi” provon bashkautoresine e skenarit ogurzi te eleminimit te dy deputeteve!

Keto zhvillime dramatike provojne se “aleanca e krimit” mbahet tani vetem mbi krimin! Vetem revolucioni demokratik qytetar do shpetoje vendin nga kthetrat e saj!! sb”,- shkruan Berisha ne Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura