Arrestimi i deputetit, Avokatët: Nuk është gjetur asgjë e kundra ligjshme në banesën e Tom Doshit, kërkojmë lirimin e tij

Mar 26, 2015 | 18:23
SHPËRNDAJE

UPDATE-Pas kohë pas mbërritje së Tom Doshit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, avokatët e deputetit kundërshtuan shoqërimin e tij në komisariat duke e quajtur të jashtë ligjshëm. Në një prononcim për mediat para ambienteve të Policisë së Tiranës, avokat Ferit Muçaj tha se nga konstrolli i ushtruar në banesën e Doshit, nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme. 

Vladimir Meci dhe Ferid Mucaj, avokatet e deputetit, Tom Doshi

Sipas tij, rruga ligjore është që prokurori i Përgjithshëm duhet t’i kishte bërë kërkesë Gjykatës së Lartë për masë arresti. “I gjithë ky nxitim, tregon se ka një prapavijë për të denigruar autoritetin e zotit Doshi. Vendimi i ndalimit bëhet me urdhër të prokurorit vetëm në ato raste kur ky do i fshihet hetimit. Zoti Doshi jo vetëm që nuk i është shmangur hetimit, por ka shkuar tetë herë në prokurori”,-deklaroi për “Neës24”, Ferit Muçaj.

Avokati ka thënë se deputeti Tom Doshi ka pranuar me vullnetin e lirë të shoqërohet në polici. “Policia ka ardh dhe ka ushtruar një kontroll të paligjshëm, nuk ka qenë prokurori prezent. Nga ky kontroll nuk është gjetur asgjë”,-deklaroi Muçaj.

Ndërsa avokati tjetër i Tom Doshti Vladimir Meçi, ka thënë se e gjithë procedura është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se do të kërkohet lirimi i deputetit. 

Ndërkohë, në një prononcim të dytë për mediat, avokatët kanë thënë se deputeti Doshi nuk është pyetur ende nga polica dhe se ata janë në pritje të akuzave të prokurorisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura