Arrestimi i Dakos/ Vasili: Rama është krenar që drejton një bandë hajdutësh, prandaj donte timonin dhe tepsinë! Nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve të vjedhura të 14 majit

Jun 6, 2023 | 20:35
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

petrit-vasili-1

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili është shprehur se Rama ka kërkuar papushim në zgjedhje timonin dhe tepsinë për të grabitur pa pushim.

Ai shtoi se çfarëdo që të bëjë Rama, nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve të vjedhura të 14 majit.

Reagimi i Vasilit:

Eshte krenar Rama, qe drejton nje bande te kriminalizuar hajdutesh!

Eshte krenar Rama qe s’kane te mbaruar hajdutet dhe te korruptuarit e tij.

Rama prandaj donte timonin dhe tepsine, qe te grabiste pa pushim dhe pa u ngopur.

Eshte krenar Rama, qe sa del njeri hyjne te tjerë plot.

Eshte krenar Rama qe Drejtesia me regji nuk heton per vjedhjen e zgjedhjeve te dosjes 339 te Dakos, por i ben qokën Rames.

Çdo dite e Rames ne pushtet vetem do te prodhoje batakçinj, grabitqare dhe te korruptuar pa fund per te cilet Rama eshte krenar se te tille i do!

‼️Çdo zhurme me Dako, me sekretare ministrie etj te beje Rama nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve te vjedhura te 14 majit, qe i rri si shpata e Demokleut mbi koke dhe ja shkaterron gjumin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura