Arrestimi i baxhanakut të deputetit të PS, reagon Berisha: Soji i organizatës kriminale të…

Nov 18, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE
Nëntë persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia në Qafë-Thanë pasi dyshohet se kanë kontrabanduar 2100 goma.

Mes të arrestuarve ishte edhe shtetasi Stefan Hila, baxhanaku ideputetit të PS, Ilir Xhakolli. Në një postim të bërë publik në Facebok, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke shkruar se aty ku është pushteti është edhe krimi.

Ish-kryeministri ka publikuar një mesazh të  ardhur nga “Qytetari Dixhital”, i cili shprehet  ndër të tjera që fakti se i arrestuari është i afërm i deputetit do t’i shpëtojë dënimit.

“Nuk denohen doktor se pronari i gomave eshte kusheriri i pare i deputetit famkeq zotit Ilir Xhangolli ndersa kryedoganjeri përgjegjësi i turnit esht baxhanaku i famkeqit ilir xhangolli.ky deputet e ka zaptuar Pogradecin ne cdo cep, institucionet i ka ky prokurorin Sotir Kllapi e ka prap ky kryebandit qe e perdor per te ndihmuar kriminelet se po afrojne zgjedhjet lokale”, thuhet në mesazhin e bërë publik nga Sali Berisha.

 Postimi i plotë:

Aty ku eshte pushteti eshte krimi!

Kontrabandistet vellezer, kuneter, kushurinj e baxhanaker te sojit te pushtetareve mafioze te organizates kriminale” Rilindja”.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor dua te denancoj rastin e kondrabandes qe ndodhi dije ne qaf thane qe u kapen 2100 goma.Para nje viti pe kan arrestuar nje te afermit e mi kta plerat e rilindjes vetem se po kalonte goma per shtepin e vet ndersa sot qe behet gjith ky korrupsion nga kta kontrabandorilindso askush nuk ka per tu denuar.nuk denohen doktor se pronari i gomave esht kusheriri i pare i deputetit famkeq zotiti Ilir xhangolli ndersa kryedoganjeri pergjegjsi i turnit esht baxhanaku i famkeqit ilir xhangolli.ky deputet e ka zaptuar pogradecin ne cdo cep,institucionet i ka ky prokurorin sotir kllapi e ka prap ky kryebandit qe e perdor per te ndihmuar kriminelet se po afrojne zgjedhjet lokale.ju lutem zoti berisha publikijeni qe te tremben sado pak dhe ti len ne burg kta kondrabandiste qe ngelen duke mbushur cantat e keti plerodeputiti.anonim te lutem

454587

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura