Arrestimi i “baronit” Met Kanani, Kryemadhi: Rama shkoi urgjent me charter në Turqi

Apr 26, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

Në një intervistë për “Channel One”, Monika Kryemadhi ka folur rreth 10 muajve të saj në krye të LSI.

Ndër të tjera, Kryemadhi është shprehur se gjatë kohës që Edi Rama flet në Kuvend, deputetët e opozitës, përgjithësisht nuk rri ta dëgjojë.

“Kur flet Rama ne nuk jemi në sallë, sepse po ta dëgjosh… nuk të ngelet gjë tjetër, jo ti heqësh çizmen… por t’ia fusësh me tavolinë kokës. Është shumë provokativ”, u shpreh ajo.

,onaaa

“Rama ka bërë shumë mirë që ka vajt në Gjermani dhe ashtu duhet të shkojë në të gjitha vendet e BE, që të lobojë fortë që të jepet vota e tyre. Madje kjo është e vonuar. Ne e dinim mirë që do na jepej rekomandimi. Nuk është meritë as për Ramën as për politikën, por për popullin tonë. Do të sjellë një siguri për investime dhe do të shikohet si një vend europian. E shikoj të vështirë hapjen e negociatave. Ka vetëm një mundësi që të kapën kokat krimit dhe bandat kriminale për tre muaj. Por kjo mund të bëhet. Ama vetëm me një kusht. Që të hiqet Rama.

Çështja Tahiri është shumë e rëndë për politikën, për ne. Dhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje. E kemi hapur gojën, e kemi diskutuar, por kërcënimi që Tahiri i bën Ramës, tregon se ai ka qenë vetëm një ushtar i tij. Këtu koka e krimit të organizuar është Rama.

Pse nuk po dëgjoni më për Met Kananin? E dini ju që Edi Rama shkoi me charter nga Brukseli në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës?! Çfarë ju duket kjo?!”, ka vijuar ajo më pas gjatë fjalës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura