Arrestimi i “Ballist” Morinës në Kukës, disa orë më pas supertifozi i Kombëtares dërgohet në…

May 26, 2022 | 10:33
SHPËRNDAJE

‘Ballist’ Morina, një ditë pas arrestimit nga Policia e Kukësit është dërguar në paraburgimin e Durrësit, raporton gazetari i Panorama.

ballist

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura