Arrestimi i Ballist Morinës me armë, mediat serbe: Do vriste Vuçiçin

Oct 8, 2015 | 7:55
SHPËRNDAJE

Mediat serbe shkruajne se Ballist Morina, i cili u arrestua sot me arme pa leje ne makine, kishte ne plan te vriste kryeministrin serb Aleksander Vucic. “Ai ishte i armatosur gjer ne dhembe”, shkruan “Kurir”.

Lajmi ne mediat serbe
Lajmi ne mediat serbe

Pas lajmit ne mediat shqiptare, ato serbe pasqyruan arrestimin e Ismail Morinës në Tiranë me artikuj kryesorë. “Kurir” shkruajti se ai u kap me armë për të cilën nuk kishte asnjë leje. 

kurir

“Terrorist Ismail Morina, i cili pranoi se ngriti dronin ne Beograd u arrestua për posedim të armëve pa leje. Sipas policisë shqiptare në makinën e Morines është gjetur një armë për te cilen nuk ka asnje leje”- shkruan Kurir.

Gazeta kujton deklaraten e Morines, qe të martën njoftoi se një surprizë do e priste nje surprize ne Elbasan Arena, pikersht një palë syze për të, duke i sjellë në kujtese sulmin që pësoi në Srebrenicë .

“Edhe pse liderët e Federates Shqiptare të Futbollit kishin raportuar më parë se Morina nuk do te lejohet ne stadium, ai vete njoftoi ne rrjetet sociale se me 100% do te jete në stadium, madje tregoi edhe biletë për ndeshjen me emrin e tij”- shkruan Kurir. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura