Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, reagon Ambasada Amerikane

May 4, 2018 | 19:13
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, ka ardhur një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me anë të një fotoje, SHBA përshëndet këtë arrestim dhe shkruan: Bravo Gjermani! Bravo Shqipëri!

ambasada

Fotoja është shumë domethënëse, pasi është zgjedhur një grep që kap një objekt, gjysmë banane dhe gjysmë peshk.

Kujtojmë që sot ambasadori Amerikan Donald Lu, në një takim me Shoqërinë Civile, tha se Çekaj duhet të arrestohej, pasi sipas tij është peshk i madh.

Nuk kaluan shumë orë pas kësaj deklarate dhe polica njoftoi arrestimin e pronarit të Arbi Garden në Gjermani.

Në kontenierin e kësaj kompanie që vinte nga Kolumbia, i cili ishte me banane, u gjetën dhe 613 kilogram kokainë në fund të muajt shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura