Arrestimi i Arben Frrokut, policia: Nisën procedurat e ekstradimit

Apr 28, 2016 | 21:51
SHPËRNDAJE

Policia shqiptare, në deklaratën e parë zyrtare për lajmin e arrestimit të Arben Frrokut ka konfirmuar se kanë nisur gjithashtu procedurat e ekstradimit të tij nga Hollanda, ku edhe u vu në pranga.

Në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit, thuhet se Interpol Haga “njoftoi sot në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm”.

Arben Frroku shpreh gezimin per vendimin e gjykates per lirimin e tij
Arben Frroku shpreh gezimin per vendimin e gjykates per lirimin e tij

Frroku është i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish- Kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012.

Pas deklaratës së ish- Kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24”, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

 

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura