Arrestimi i Albin Kurtit jehonë në mediat ndërkombëtare, ja si e etiketojnë

Nov 24, 2017 | 22:59
SHPËRNDAJE

Ndalohet nga policia ultra-nacionalisti kosovar Albin Kurti. Ky është cilësimi që i jep mediumi ndërkombëtar “Euronews”, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një raportim për arrestimin e sotëm të tij nga Policia e Kosovës.“Euronews” e quan Kurtin udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse kryetar i partisë është Visar Ymeri.

“Udhëheqësi i partisë së majtë, Vetëvendosje, u arrestua të premten në Prishtinë së bashku me dy deputetë të tjerë të partisë, në lidhje me ngjarjet e vitit 2015 në Parlament, kur u ndërprenë disa seanca përmes gazit lotsjellës”, shkruan “Euronews”.
eru

“Euronews” shkruan se dy vjet më parë, Kurti dhe njerëzit e partisë së tij ndërprenë disa seanca në Parlamentin e Kosovës duke gjuajtur gaz lotsjellës.

Partia ultra-nacionaliste, siç shkruan ky medium ndërkombëtar, protestoi përmes gazit lotsjellës për negociatat që qeveria po i bënte me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet me shtetin fqinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura