Arrestimi dhe shpallja “non-grata” e gazetares ruse/ Grenell me kritika: Po krijoni precedent të tmerrshëm! Qeveritë e vendeve të tjera mund të ndalojnë hyrjen e zyrtarëve kosovarë

Aug 7, 2022 | 18:39
SHPËRNDAJE

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar vendimin e qeverisë në Prishtinë për të arrestuar dhe shpallur non-grata gazetaren ruse Daria Aslamova me pretendimin se është spiune.

richardgrenell-dariaaslamova

Në një reagim në Twitter, Grenell e ka konsideruar këtë një precedent të tmerrshëm. Sipas tij, pass vendimit të Prishtinës për të ndaluar hyrjen e qytetarëve pro rusë, edhe shtete të tjera mund të ndalojnë zyrtarë kosovarë të hyjnë në vendin e tyre.

 “Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, shkroi Grenell.

“Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shtoi ai, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova synon ta vendosë.

Më herët, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës, të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është “ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura