Arrestimet në kupolën e policisë/ Eksperti i kriminalistikës flet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Shkaku janë mosveprimet, nuk iu falet. Ja gjëja e parë që duhej bërë

Jun 28, 2022 | 23:44
SHPËRNDAJE

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se shkaku i vrasjes së Pjerin Xhuvanit janë mosveprimet e policisë.

Pjerin XHuvani1

Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur më 21 prill 2021, Karamuço u shpreh oficerëve të policisë nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja.

“Nuk di nëse është manipuluar apo jo, unë mund të flas për çfarë ka munguar në kuptimin e nenit 248 të kodit penal që flet për shpërdorimin e detyrës. Me mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën dhe për këtë flasin shumë ligje. Duhet të ishin zbatuar shumë dispozita. Gjëja e parë që bëhet kur ka një element të armatosur, gjëja e parë që bëhet nga policia nxirret arma sepse ke detyrën t’i mbrosh jetën qytetarit të pranishëm që i rrezikohet jeta dhe të thërrasësh forca shtesë. Bën neutralizimin e personave Rrethon vendin e ngjarjes, bën të gjitha veprimet sepse ata janë nivel i lartë drejtues i policisë së Shtetit. Shyqyr që do kishin koinciduar ata për të kryer veprimet e duhura profesionale. Këtyre nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja. Shkaku janë mosveprimet”, deklaroi Karamuço për emisionin ‘Open’ në News 24.

Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Prokuroria e thotë qartë që vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të parandalohej nëse do ishin kryer veprimet nga zyrtarët e policisë.

“Fakti që vonoi 1 vit e 2 muaj do të thotë që tentativat për manipulim kanë qenë shumë të forta”, tha ajo.

Karamuço shtoi se edhe gjyqtari ka përgjegjësi. “Ne kemi miratuar ligje me paragrafë të tërë në anglisht, i kishim harruar anglisht, e miratuan 140 deputetë, dhe më pas një që e mori vesh pasi u botua në fletoren zyrtare u kthye mbrapsht dhe u anulua. Ne flasim për një vendim gjyqtari me mbingarkesë, por edhe ai ka shumë faj dhe përgjegjësi”, u shpreh Karamuço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura