Arrestimet e “të fortëve” në Shkodër, reagon Prokuroria: Gjatë kontrollit janë gjetur…

SHPËRNDAJE

Pas aksionit në lagjet e “të fortëve” në Shkodër, ka ardhur dhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës.

Sipas një njoftimi për mediat, Prokuroria bën me dije se i ka kërkuar gjykatës mandate për kontrolle në banesa, pas dyshimeve se mund të gjenin sende të vlefshme për vepra penale.

arrestim

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për  identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.

Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.  Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.

Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakE frikshme/ Sëmundja misterioze prek pasagjerët, avioni nga Dubai futet në karantinë
Artikulli tjetër“Shkriu” Izraelin, rrëfehet Sadiku: Ju tregoj recetën fituese

S'KA KOMENTE

Comments are closed.