Arrestimet e ‘të fortëve’ në Shkodër/ Jepet masa e sigurisë: Tre në burg, njëri lirohet

Sep 7, 2018 | 23:15
SHPËRNDAJE

Tre nga 4 të arrestuarit e dyshuar si elementë kriminalë më Shkodër gjatë aksionit të gjerë policor, janë lënë në burg nga gjykata, ndërsa i katërti është liruar.

 

Arrestim në Shkodër

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, gjyqtarja e Shkallës së Parë Shkodër Irida Kacerja, vendosi të lënë në arrest shtëpiak Astmer Bilalin. Ndërsa për Ilir Bajrin, Emrah Plakun dhe Erogen Brajoviçin, u vendos masa e arrestit me burg për 30 ditë, derisa të vijnë aktet e ekspertimit te prokurorisë për disa fishekë të gjetur.

Akuzat janë vetëm për disa fishekë, ndërsa armët nuk thuhet se ku janë gjetur dhe se kujt janë.

Prokurorja Esmeralda Ndoci kërkoi arrest me burg për të katërt. Ndërsa avokatët kanë hedhur poshtë akuzat dhe thonë që s’ka prova që fajësojnë klientët e tyre. Mbrojtja ka pretenduar lirim të menjëhershëm, sepse sipas tyre, Prokuroria nuk disponon asnjë provë për implikimin e tyre në ndonjë vepër penale.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura