Arrestimet e ish drejtuesve të policisë për dosjen “Habilaj”, si i denoncoi PD 2 vjet më parë  

Nov 22, 2017 | 21:12
SHPËRNDAJE

PD ka denoncuar ne 10 Gusht 2016 disa drejtues te Policise se Shtetit per implikimin e tyre ne kultivimin dhe trafikimin e kanabisit ne te gjithe vendin. Mes tyre ishte edhe Jaeld Cela, per te cilin sot eshte leshuar mandat arresti, si pjese e dosjes “Habilaj”.

ca52c623-79c1-42e1-aa1f-df4aa254ba50 (1)

1 vit e gjysem me pare Edi Paloka tha se “Jaeld Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.”.

Ne listen e denoncuar nga Paloka me 10 Gusht 2016 perfshihen pothuaj te gjithe drejtoret e Policise se Shtetit.

PD tha atehere se “Rama po nderton Perandorine e droges për të siguruar miliona euro që planifikon t’i përdorë në zgjedhje për të blerë votat.”

Me 12 Tetor 2016, Enkelejd Alibeaj denoncoi rezistencen qe Edi Rama dhe Saimir Tahiri i bene Prokurorise, kur ajo sekuestroi 21 tone kanabis te Habilajve.

Atehere Alibeaj tha se “Rrjeti i organizuar komandohej nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Çela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.”.

2 prej emrave qe kane sot mandat arreste jane ne denoncimin e PD.

PD ka akuzuar qe ne tetor 2015 edhe Sokol Boden, nje tjeter zyrtar i Policise se Shtetit per te cilin ka mandat arrest.

Alibeaj publikoi atehere foto, Moisi Habilajn, kushëriri i Tahirit, sot ne burg ne Itali, ndodhet në një tavolinë me kreun e policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode.

Alibeaj tha ne tetor 2015 se “kreu i kufirit Sokol Bode po feston me Moisi Habilaj, kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm, me te cilin ndajnë makinën me Saimir Tahirin. Makina shërben si mbrojtje, garanci e imunitet, është në dispozicion të Habilajve, kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.”

Gati 2 vjet me pas, te gjitha akuzat e Partise Demokratike po provohen si te verteta jo vetem per emrat e perfshire ne kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, por edhe per qellimin e Rames per blerjen e zgjedhjeve nepermjet krimit dhe parave te droges.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura