Arrestimet e bujshme, Lubonja: Prokuroria duhet të gjejë kush është “xhuxhi” në përgjime

Oct 24, 2018 | 17:16
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar sot arrestimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria, ku u goditën katër bandë që merreshin me trafikun e drogërave të forta.

Lubonja tha se në përgjime është dhe një person me pseudonimin “xhuxhi”, dhe sipas tij duhet gjetur urgjentisht se kush është ky njeri.

Lubonja

Pjesë nga deklarata

Nuk ka ndonjë vend për entuziazëm, se pushtetit të lidhur me krimin po çmontohet. A kemi këtu një dëshirë për të shkëputur krimin me politikën? Apo do ta mbuloje duke lënë peshqit e vegjël? Mesa pash unë sot, kishte një njoftim se në ato përgjime, se përdorej një pseudonim “xhuxhi”, ku disa thonë që është Vangjush Dako.

Por e dinë këta se në këtë rast, duhet hetuar se kush është “xhuxhi”, që ofron vende pune. A ka bërë ndonjë veprim prokuroria, ta zbulojë se kush është.  Ne nuk shohim gjë se kush është “xhuxhi”, por shohim xhuxhat që kapen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura