Arrestime të tjera? Del raporti: Në hetim 10 gjyqtarë e prokurorë. Ja pse

Nov 10, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri ditën e sotme nga Policia e Tiranës, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë, pritet të ketë edhe të tjera ndalime në radhët e gjyqtarëve.

1409964109-prokuroria-e-tiranes

Gazetarja Klodiana Lala tha sot se në hetim janë edhe disa gjykatës të tjerë (tre), pa dhënë të tjera detaje.

Miri ka qenë në vëzhgim dhe hetim prej 1 viti nga Prokuroria dhe vetëm dje pasdite në banesën e tij prokurorët me një urdhër nga gjykata kryen një kontroll të befasishëm ku gjetën qindra mijëra euro.

Nderkohe qe Report Tv zbulon detaje të reja nga korrupsioni në drejtësi, sipas te cilit nën hetim jane 10 gjyqtarë dhe prokurorë.

hetim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura