ARREDIMI/ Mahnitini të ftuarit me këto ide dekorimi për korridorin

Dec 8, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Korridori është vendi që le përshtypjen e parë te miqtë. Prandaj duhet të dekorohet këndshëm.

Ato që e kanë me hapësirë të madhe, kanë më tepër avantazh për arredim dhe dekorim të bukur. Por edhe ato që e kanë të vogël, përsëri me pak ide krijuese, rezultati mund të jetë i kënaqshëm.

Që nga qirinjtë, gjethnajat, boçet e pishës e deri te kartolinat, stolitë, paketimet e dhuratave, është një numër i madh sendesh dekorative. Këtu do të shihni stilet tradicionale, bashkëkohore, fshatareske dhe të ndërthurura së bashku. Në disa arredime, do të vini re që ka me shumicë aksesorë, sipas stilit.

Ai tradicional e lejon këtë gjë. Pra kini kujdes, mos të ngarkoni tavolinat apo raftet, nëse jeni te stili bashkëkohor.

111
Edhe sikur të mos keni fare vend në korridor, mjafton një gjethnajë mbi varësen e rrobave për të bërë ndryshimin
12318441_10208365796564207_1137917327_o
Te stili fshataresk e modern dallohet ngjyra e tokës në bashkëpunim me shtresat e pellushit dhe punimet me thurje. Gjethnajat nuk mungojnë
12319388_10208365796084195_732026736_n
Te stili fshataresk e modern dallohet ngjyra e tokës në bashkëpunim me shtresat e pellushit dhe punimet me thurje. Gjethnajat nuk mungojnë
12319659_10208365796124196_448012940_n
Stili tradicional përfshin jeshilen, të kuqen e të bardhën. Vini re që është përdorur dhe e verdha me shkëlqim, për një atmosferë më tepër rrezatuese
12348183_10208365796804213_89977410_n
Te këto foto duket stili modern, i cili të jep idenë e dimrit. Një bojë qielli e akullt, me aksesorë argjendi
12348440_10208365796004193_1014044539_n
Te këto foto duket stili modern, i cili të jep idenë e dimrit. Një bojë qielli e akullt, me aksesorë argjendi
12351287_10208365795764187_1325576576_n
Stil modern, ku dominon e kuqja dhe e bardha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura