ARREDIMI/ 3 skemat e ngjyrave të këtij dimri

Dec 16, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Duke u ftohur koha dhe ditët bëhen më të shkurtra, duhet të gjenden mënyra se si shtëpia të bëhet më e rehatshme dhe ndonjëherë nuk është dhe aq e lehtë. Shtoni përpjekjet në dekorin e shtëpisë duke përfshirë këto skema ngjyrash dimri.

Skema e ngjyrave të dimrit që përçon rehati

1

Kur mendojmë për dimrin, na shkon mendja menjëherë te festat.

Ka shumë përgatitje dhe dekorime.

Dyfishoni përpjekjet e dekorimeve duke punuar me të njëjtat ngjyra duke përdorur për dekorimet e festave.

Grija neutrale mund të ndihmojë për të zbutur ngjyrat festive, si ngjyrat e Krishtlindjeve, të kuqe dhe jeshile.

Duke shtuar batanije me ngjyra të hapura, jo vetëm që do të mbajë ngrohtë familjen, por do të kontribuojë për më tepër ngjyra, të cilat po përpiqeni t’i shtoni dekorit tuaj.

Jastëkët me ngjyra neutrale, si grija apo bojë krem, mund të ndihmojnë të balancojnë ngjyrat e ndezura.

Për të shtuar dozën e rehatisë, punoni dhe me llojin e copës së jastëkëve, që të jetë e butë dhe e ngrohtë.

Tone xhevahirësh të dimrit

2

Përfshini tone të pasura e të thella të xhevahirëve, me anë të aksesorëve të cilët janë më të errët se skema që keni.

Nëse skema juaj e dekorit përfshin blu të ndritshme, konsideroni të ndërthurni aksesorë dhe shtresa më ngjyrë blu të errët.

Nëse keni nuanca të lehta të jeshiles nëpër shtëpi, shikoni të shtoni jeshile të errët e të pasur si smeraldi.

Xhevahirët me nuanca të errëta e të pasura mund të transformojnë menjëherë ndjesinë e dhomës.

Duke përdorur skemën që keni, transformimi bëhet më i lehtë. Duke përzier tonet e të bardhës dhe shtresat e ngrohta, mund të balanconi ngjyrat e pasura dhe njëkohësisht t’i evitoni të duken shumë më të errëta.

Jastëkët me kadife apo të thurura janë një mënyrë e mirë për t’i shtuar ngrohtësi dhe rehati dhomës në këtë dimër.

Një motiv argëtues si ky këtu i leopardit mund të ndihmojë që ngjyrat e xhevahirta të duken më të ndritshme.

Të tjerë aksesorë, të cilët mund t’ju ndihmojnë të punoni me versione të errëta, janë qirinjtë, vazot dekorative, apo stola të vegjël.

Ngjyra të ngrohta të dimrit

3

Në stinën e dimrit gjithmonë mundohemi të gjejmë mënyra për të ndenjur ngrohtë dhe rehat.

Shikoni për frymëzime nga motive dhe ngjyra të kohës së ftohtë. Të njëjtat ngjyra që janë jashtë, çuditërisht në dizenjimin e ambienteve të brendshme japin ndjesi ngrohtësie dhe relaksi.

Dukë përfshirë copa si lesh, kashmir, shajak dhe motive me thurje të ndryshme skemës suaj që keni, transformimi përsëri do të jetë i lehtë.

Jastëkët me copa dimri do t’ju shtojnë dhe më tepër dekorin që keni në shtëpi.

Duke vënë një element organik si lule lavande është një mënyrë tjetër për të goditur tamam në dekorin dimëror.

Gjithsesi në dimër nuk ka shumë lulëzim, kështu që dhe lulet e thara bëjnë punë për të shtuar ngjyra dhe ngrohtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura