Arratisja spektakolare, prangoset policja që u qëllua me grusht

Nov 4, 2015 | 8:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dy punonjës policie janë arrestuar në Tiranë pas arratisjes së të dënuarit me 10 vite burg në Itali. 

Bledar Zefi, i arratisuri
Bledar Zefi, i arratisuri

Efektivët e arrestuar janë Arsela Hajdinaj dhe Bajram Elezi. Ndaj tyre rëndon akuza për ‘shpërdorim detyre’ për faktin se i dënuari që kishin për detyrë ta ruanin në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, u arratis mëngjesin e së hënës.

“Ne keto kushte është bere arrestimi ne flagrance i punonjesve te policise Arsela Hajdinaj me detyre trup shërbim patrulle dhe Bajram Elezi me detyre nd/specialist dhe pergjegjes i dhomave te sigurise per vepren penale  te ”shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal”,- thuhet në një komunikatë për median.

Lirdhur me dinamikën e ngjarjes,  policia thotë se i dënuari ka shfrytëzuar kohën që ka dalë nga dhoma e shoqërimit për nevoja personale dhe duke përfituar nga neglizhenca e efektiveve përgjegjës, ka arritur te largohet.

Më herët, burime nga policia thanë se Bledar Zefi, para se të arratisej goditi me grusht efektiven e policisë, Arselaj Hajdinaj. 

Zefi ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vjet burg në Itali. Ai u arrestua sot në mëngjes nga uniformat blu në rreth orës 8, ndërsa dy orë më pas u arratis nga ambientet e Komisariatit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura