Arratisja spektakolare e ‘El Chapos’, rojet e sigurisë po luanin ‘Solitare’

Oct 7, 2015 | 15:44
SHPËRNDAJE

Ajo është quajtur arratisja e vitit. Kur bosi më famëkeq i drogës në Meksikë ‘El Chapo’, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë.

Detaje të tjera janë zbuluar sot në lidhje me sigurinë në burg dhe dyshimet nëse këta të fundit kanë gisht në këtë ngjarje.

solitareeeeee

Sipas “Daily Mail”, rojet e sigurisë së burgut ishin duke ‘luajtur Solitare’, ndërsa meksikani famëkeq El Chapo u arratis në mënyrë spektakolare.

Carlos Sanches Garcia dhe Jose Daniel Aureoles Tabares ishin caktuar ta ruanin bosin e kartelit të drogës Sinaloa, Joaquín ‘El Chapo’ Guzman në burg.

Ata fillimisht pretenduan se kompjuterët e tyre ‘nuk punonin’ në kohën e arratisjes së tij.

Por një gjyqtar që po shqyrton çështjen nga pamjet e sigurisë ka rezultuar se ata ishin duke luajtur lojën me letra ‘Solitare’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura