Arratisja e Gruevskit, llogaritë e tij bankare ishin zbrazur që në…

Nov 16, 2018 | 15:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Nikola Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik.

gruevski-truprojet

Në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo,Gruevski kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero, shkruan “Nezavisen”./AlsatM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura