Arratisja e Gruevskit/ Hyri në Malin e Zi më 11 nëntor, ministria: Atë ditë…

Nov 16, 2018 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dalin detaje te reja nga arratisja e ish kryeministrit Gruevski, per t’i shpetuar arrestimit qe do ta conte pas hekurave per te vuajtur denimin me burg.

nikola-gruevski_1527449779-7263030

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi përmes një komunikate për media vërtetoi se Gruevski më 11 nëntor ka hyrë në Mal të Zi dhe të njëjtën ditë e ka lëshuar vendin, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Për shkak të interesimit të mediave për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të saktë, kumtojmë se Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor. Ai të njëjtën ditë e ka lëshuar vendin ndërsa policia jonë në këtë rast i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore”.

Policia malazeze nuk ka dhënë detaje se ka cili vendkalim kufitarë ka hyrë ish-kryeministri i Maqedonisë. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura