Gjendet jashtë një kishe gruaja e ish-ministrit grek, u arratis dje nga spitali psikiatrik

Apr 3, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gruaja e ish-ministrit grek të mbrojtjes Akis Coçazopulos u gjet e ulur në një stol jashtë një kishe në Haidari, në Athinën perëndimore, të premten pasdite, një ditë pasi ajo u zhduk nga qendra shëndetësore, raportoi televizioni shtetëror.

Policia ndaloi 52-vjeçaren pasi një telefonues anonim i telefonoi avokatit te saj dhe e informoi atë për vendndodhjen e saj, sipas burimeve te “Kathimerini”.

DJE/ Bashkëshortja e ish-ministrit grek të Mbrojtjes Akis Tsohaxopulos, Viki Stamati është arratisur nga spitali psikiatrik “Dromokaitio” gjatë natës së të mërkurës, ku ruhej nga policë. Sipas mediave greke Stamati është dënuar me 12 vite burgim për pastrim parash së bashku me burrin e saj. Ajo po kurohej për “depresion” në një nga spitalet më të mëdha psikiatrike në Athinë.

Viki Stamati

Zhdukja e Stamatit u zbulua rreth orës 05:45 të enjtes në mëngjes. Dritarja e dhomës ku ajo mbahej kishte shufra hekuri, dera në korridor ishte e kyçur me dry. Dy rojet e burgut ishin jashtë. Dhoma e saj ishte në katin e parë.

Një mrekulli? Përkundrazi jo. Autoritetet e spitaleve dhe media greke flet për “bashkëpunim të mundshëm” me dikë.

Stamati shpëtoi vetëm disa orë pasi apeli i saj i fundit për lirimin nga burgu u hodh poshtë nga autoritetet gjyqësore.

Viki Stamati me ish-ministrin grek

Viki Stamati u arrestua në prill 2012, kur emri i saj ishte i përfshirë në rastin kundër burrit të saj Akis Coçazopulos, një ish-ministër i Mbrojtjes, i akuzuar dhe i dënuar për rryshfete në prokurimet e armëve. Në vitin 2013, Stamati u dënua me 12 vjet burgim për pastrim parash nga veprimtari kriminale.

Ajo kishte ngritur disa apelime për lirimin nga burgu për shkak të fëmijës së saj të mitur. Por të gjitha ankesat e saj janë refuzuar, deri më tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura