“Aroma e saj në shtëpi, puhizë bekimi”- Erion Isai i bën dedikimin e bukur vajzës në 1-mujorin e lindjes

Oct 25, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

Në fund të muajit shtator, aktori i njohur Erion Isai u bë baba për herë të dytë.

erion isai (1)

Lajmin e bukur ai e ndau vetë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku publikoi një foto të ëmbël të vogëlushes së porsalindur, të cilën e pagëzuan me emrin E’dua.

erion isai (5)

Sot është bërë plot një muaj me E’dua në shtëpi dhe Erioni nuk mund të mos e bënte një dedikim të ëmbël.

erion isai (4)

E’dua një muaj. Aroma e sjellë prej saj në shtëpi, vërtet puhizë bekimi! E duam. E’dua,”- shkroi ai krahas fotos me E’dua në krahë dhe vajzën e parë, Ajër, pranë tij.

erion isai (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura