‘Armiqësor me të vërtetën’, Erdogan shpërthen kundër “New York Times”: Kush je ti? Mbaj vendin tënd

May 25, 2015 | 17:30
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka shperthyer kunder preztigjozes “New York Times” duke e quajtur te “paturpshëm” një editorial të kohëve të fundit që gazeta publikoi. Teksa i ka bërë thirrje te perditshmes amerikane që të “mbajë vendin e saj”.

Erdogan

 “Kush je ti? A mund të shkruani një gjë të tillë “një editorial kritik” kundër administratës amerikane? Nëse e bëni këtë, [administrata] do të bëjë menjëherë atë që është e nevojshme”, tha Erdogan, raporton “Hyrriet”.

Ndersa e quajti editorialin “ndërhyrje në punët e Turqisë”.

Në shkrimin e datës 22 maj, “New York Times” theksoi se Erdoan ka pasur një histori të gjatë të frikësimit të mediave turke, por alarmi mbi kercenimin e mediave u ndezen kete jave kur nje padi penale u ngrit kundër redaktorit të te përditshmes “Hürriyet” per një titull në webfaqen e saj.

“Z. Erdoan duket gjithnjë e më armiqësor ndaj së vërtetës se thënë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Turqisë në NATO duhet t’i kërkojnë atij që të largohet nga kjo rrugë shkatërruese”,- thuhet në editorial.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shënjestron “New York Times”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura