Armina Mevlani: Nata e ndërrimit të viteve do më gjejë me Shkëlzenin dhe familjen

Dec 30, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Viti 2015 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për ish-Missin Armina Mevlani, pasi përveç biznesit të saj me veshje, menaxhimit të blogut të modës, ajo u përzgjodh nga italiani me famë në fushën e modës, Stefano Gabbana, duke firmosur kontratën me “D&G”.

Por natyrisht, më shumë ajo ka qenë në qendër të vë- mendjes për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ishKryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Pyetja që u bëhet çdo fundvit si çift është se si dhe ku i festojnë Krishtlindjet e natën e ndërrimit të viteve. Armina na tregon se Krishtlindjet i festuan në shtëpinë e tyre, madje ajo përgatiti disa gatime speciale për miqtë e ftuar.

armina

“Pritëm bashkë me Zenin miqtë tanë të dashur dhe të afërmit, dhe ndamë disa dhurata në shtëpi. Ndërsa për Vitin e Ri do të jemi krah familjeve që i duam shumë, sepse për ne ata janë më të rëndësishmit. Ndërsa vendin se ku do mblidhemi me familjarët, nuk e kemi vendosur ende”, tha ajo. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të jenë secili me familjet e tyre, apo të gjithë së bashku. Ky është viti i katërt që Armina dhe Shkëlzeni e festojnë bashkë ndërrimin e viteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura