Armina i përgjigjet Sadijes: Mos e prish bukurinë me fjalë të shëmtuara

Dec 2, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Armina Mevlani, e fejuara e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenit, i ka kthyer përgjigje në distancë Sadije Berishës, lidhur me mesazhin që ajo publikoi dje për vajzat 19-vjeçare që shkojnë me burra të martuar për t’u pasuruar.

Armina-Sadija1Mevlani, ndryshe nga Sadija, e cila në mesazhin e saj ishte e ashpër, ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje në “Instagram” Sadije Berishës, ish-bashkëshortes së Shkëlzenit.

“Një njeri me klas nuk flet kurrë keq për askënd. Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara, edhe për ato që ndoshta mund ta meritojnë”, shkruan Armina në “Instagram”, në mesazhin e saj, të shkruar në anglisht dhe shqip pjesërisht.

“Është mirë të sillesh mirë. Pas çdokujt fshihet një histori dhe gjithmonë ka një arsye se përse. Koha do t’i shpjegojë të gjitha dhe do të tregojë se sa të vërtetë janë njerëzit. Bëhu e mirë dhe gjëra të mira do të ndodhin”, vijon ajo më tej.

Në postimin e saj, ajo ka vendosur edhe një thënie në anglisht që thotë ndër të tjera: “I dua vajzat që u bëjnë komplimente vajzave të tjera. Mirëpo, shumë prej tyre mendojnë se ky është rivalitet”.

Armina-Pergjigja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura