Armët pa leje, ja si u mbrojt Ballist Morina para policisë

Oct 7, 2015 | 10:27
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një ditë para përballjes në ‘Elbasan Arena’, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, personi që futi dronin në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ismail Morina ne policine e Tiranes
Ismail Morina ne policine e Tiranes

Morina ka qenë në drejtimin e një mjeti tip “Ronge Rover” dhe gjatë kontrollit iu gjet pistoletë zastava ne brez dhe një tjetër pistoletë TT në makinë. 

Morina ka deklaruar në polici se armën e mbante për vetëmbrojtje. “Armën e mbaja për vetembrojtje qe pas problemeve me dronin. Nuk kisha asnjë qëllim tjetër”- ka thënë ai, duke përjashtuar edhe hamendësimet që mund të lidhen me ndeshjen e nesërme në “Elbasan Arena”.

Morina ne policine e Tiranes
Morina ne policine e Tiranes

Morina vetëm një ditë më parë tregoi se kishte një surprizë për Vucic nëse do të ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” në takimin e nesërm mes kombëtares sonë dhe Serbisë. 

Pak kohe me pare, ne nje interviste per gazetarin Dritan Shakohoxha, tifozi më i famshëm sot i Kombëtares rrefeu se pas ngritjes se dronit ne Beograd nuk e kishte me jeten e meparshme dhe se kishte frike të shkonte tek familja e tij në Itali.

“Shkoj i vizitoj një javë dhe kthehem. Ose rri tri ditë dhe kthehem. Isha para disa ditësh se kisha ditëlindjen e vajzës dhe ndenja 3 ditë. Rutina imë e përditshme nuk është më”,- tha ai.

Intervista me Shakohoxhen e Ballist Morines, disa kohe me pare
Intervista me Shakohoxhen e Ballist Morines, disa kohe me pare

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura