Armët e përdorura nga terroristët e ISIS në Paris, të prodhuara në Serbi

Nov 27, 2015 | 19:10
SHPËRNDAJE

Drejtori i një fabrike të armëve në Serbi ka konfirmuar se të paktën dy nga pushkët e përdorura në sulmin nga militantët islamikë gjatë sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, janë prodhuar nga kompania e tij në fillim të viteve 1990.

C5BF22EA-FB4A-4262-BB55-197649AD2ED3_w640_r1_sMilojko Brzakoviq, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për armë, Zastava, në Kragujevc, ka thënë për ‘Radion Evropën e Lirë’, se Ministria e Brendshme e Serbisë kishte kërkuar informacion në lidhje me armë të veçanta, të përdorura në sulmet e Parisit, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Brzakoviq tha se hetuesit kanë gjurmuar origjinën e të paktën dy revoleve të tipit M70, të përdorur në këtë sulm.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë dhënë “numra specifike” për armët që kishin qenë të përdorura nga militantët në Paris dhe të cilat u gjetën në skenat e sulmeve.

Militantët më 13 nëntor kanë sulmuar stadiumin kombëtar të Francës, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh, duke vrarë 130 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura