“Armët e përdorura në sulmet e Parisit u blenë në Gjermani”

Nov 27, 2015 | 11:08
SHPËRNDAJE

Armët e përdorura në sulmet e Parisit “janë blerë nga tregtari gjerman’. Mediat shkruajnë sot se një 34-vjeçar është arrestuar në Magstadt, Gjermani, me dyshimin e shitjes tek terroristët të katër pushkëve që u përdorën gjatë sulmeve në Paris.

Madje ato ishin blerë përmes internetit nga një trafikant gjerman armësh. Lajmin e raporton gazeta gjermane “Bild”.

armet

“Armët e tipit Kallashnikov – dy pushkë sulmi Zastava M70 dhe dy AK47 – janë blerë më 7 nëntor nga një shitës gjerman nga Baden­Wurtemberg (jugperëndim)”, shkruan gazeta gjermane e cila citon dokumente të Policisë së Shtutgartit.

Trafikanti i supozuar i armëve, me vendbanim Magstadt (jugperëndim) është prezantuar si Sascha W.

Shkëmbimet e email­-eve dëshmojnë se ai ia ka shitur katër kallashnikovët një arabi në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura