Armeni-Shqipëri, zbulohet emri i albitrit polak

Oct 9, 2015 | 22:01
SHPËRNDAJE

Albitri polak Szymond Marciniak do të drejtojë ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë që do të luhet të dielën më 11 tetor. Takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016”, do të luhet rreth orës 18:00 në Jarevan.

Armeni-Shqipëri, zbulohet emri i albitrit polak
Szymond Marciniak

Sipas portalit “90minut”, në krah të 35-vjeçarit polak do të jenë Sokolnicki Pali dhe Tomas Listkiewicz. Polaku Szymon është albitër i FIFA-s dhe gjykon ndeshjet e Champions League. Ai mbahet si një nga albitrat më të mirë polak.

Ndeshja mes Armenisë dhe Shqipërisë pritet me interes jo vetëm për djemtë e De Biazit por për të gjithë sportëdashësit e Kombëtares, edhe për faktin se ky është takimi i fundit që do të vendosë nëse Shqipëria do të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian. Por edhe nëse Shqipëria nuk arrin një rezultat pozitiv në Armeni, mbetet edhe një mundësi e fundit, Play-of-i i vendeve të treta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura