Armenët “zhgënjejnë” Danimarkën: Sfida me Shqipërinë, jo çështje nderi

Oct 10, 2015 | 18:24
SHPËRNDAJE

Armenia duket se nuk e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen me nesërme me Shqipërinë, e cila është përcaktuese për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Trajneri i Armenisë
Trajneri i Armenisë

Të paktën kjo kuptohet nga deklarata e trajnerit armen Sargis Hovespyan. Në vigjilje të përballjes së nesërme, trajneri armen nuk u është përgjigjur lutjeve të danezëve, për ta ndalur Shqipërinë.

Madje ai ka shokuar me deklaratën e tij, duke thënë se “ndeshja me Shqipërinë nuk është çështje nderi”.

“Ne e kuptojmë që jemi jashtë kompeticionit tashmë. Por të paktën do përpiqemi të tregojmë një kualitet të lartë futbolli. Tashmë ndeshja me Shqipërinë nuk është më çështje nderi.

Ne kemi shumë probleme me skuadrën dhe unë dua të shoh se cilët lojtarë më duhen dhe cilët jo për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes.

Ne kemi lojtarë që luajnë në kampionatin vendas në Kombëtare, por edhe lojtarë që luajnë në divizionin e tretë holandez. Ndaj unë duhet të vendos piketat”, ka thënë ai.

“Duhet ta pranojmë se nuk është ndeshje nderi përballja me Shqipërinë. Po flasim për një ndeshje futbolli Nëse lojtarët humbin s’do të thotë se humbin edhe nderin. Duhet t’i ndajmë gjërat”, ka shtuar ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura