Armenët besojnë te fitorja e Shqipërisë, bastet vendase favorizojnë kuqezinjtë

Oct 10, 2015 | 18:04
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të ndeshet nesër në orën 18:00 me Armeninë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2016 që zhvillohet në Francë.

Shqiperi-ArmeniKuqezinjtë duan patjetër një fitore që të kualifikohen direkt për herë të parë në histori në një kompeticion të tillë.

Ndërkohë që në Shqipëri një pjesë e mirë janë skeptikë nëse kuqezinjtë do të arrijnë të fitojnë nesër, në Armeni ndodh e kundërta.

Vetë armenët duket se besojnë më shumë se shqiptarët te fitorja e kuqezinjve. Kështu, dy kompanitë më të mëdha vendase të basteve sportive, favorizojnë Shqipërinë në ndeshjen e nesërme.

Sipas kompanisë “Vivaro”, fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 2.2, barazimi 3.3 dhe fitorja e Armenisë 3.25.

Ndërsa “Totogaming” e kuoton fitoren e Shqipërisë me koeficientin 2.23, barazimin 3 dhe fitoren e Armenisë 3.55.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura