Basha: Armën Elton Çiçës ia dha zyrtari i Policisë, ndaj tentuan ta zhduknin

May 6, 2016 | 10:01
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të rënda ditën e djeshme, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në lidhje me përfshirjen e efektivëve të Policisë me krimin.

Ai tha se arma e Elton Çiçës, të ekzekutuar në lokalin “De Niro” në zonën e “Tiranës së Re” i përket një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas Bashës, ai ia ka dhënë Çiçës armën e tij të shërbimit, ndërkohë që ishte transferuar në një detyrë tjetër, ndaj edhe pas vrasjes së Çiçës u tentua fshehja e armës së viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura