Armë e municion, policia ushtron kontrolle në një banesë, i vë prangat 42-vjeçarit

Jan 28, 2022 | 13:54
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar që mbante armë zjarri në banesë është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit, e cila sekuestroi gjithashtu një armë zjarri automatik, tre karikatorë automatiku, një kapsollë detonatore dhe municion luftarak pa leje.

pogradec arrestim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, “në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, ku gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. K., 42 vjeç, banues në Buzaishtë”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura