Armë dhe drogë nga Shqipëria, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri në Bari/ Arrestohen 20 persona mes tyre bosi shqiptar/ EMRAT

Dec 12, 2019 | 17:01
SHPËRNDAJE

Një megaoperacion i policisë italiane çoi në ekzekutimin e 20 urdhër arresteve, persona të cilët jetojnë në Bari, Mola di Bari, Polignano a Mare, Cellamare, Molfetta, Bisceglie, dhe gjithashtu në provincat e Brindisi dhe Leçe.

policia

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë (disa të lidhur me klanin Strisciuglio të Barit) dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

Organizata kriminale synonte trafikun e drogë, prodhimin e drogës, burgosjen dhe mbajtje pa leje të armëve të paligjshme, vjedhjen dhe trajtim e mallrave të vjedhura.

Organizata italo-shqiptare kishte përdorur gjithashtu anije të fuqishme për trafik droge.

Magjistratari i Barit gjithashtu urdhëroi konfiskimin e pasurive që kapin vlerën e mbi një milion euro, 6 prona dhe 27 marrëdhënie financiare.

Personat që janë arrestuar:

Bosi shqiptar – Janku Kristo Dhimitraq, i lindur me 08.02.1969, përfundoi në burg;

Vispo Giuseppe, i lindur me 10.01.1983;

Volpe Piero, i lindur me 11.06.1981;

Volpe Michele, i lindur me 09.19.1978;

Volpe Alessandro, i lindur me 28.05.1983;

Strisciuglio Francesco, i lindur me 26.01.1976;

Tisti Francesco, i lindur me 28.12.1978;

Pezzolla Lorenzo, e lindur me 07.11.1965

Antelmi Antonio, i lindur me 18.11.1986.

Gjithashtu në pranga u vu Prudentino Antonio, i lindur më 16.05.1976 në Ostuni, djali i bosit të mirënjohur të Brindisit, Francesco Prudentino, sot 70 vjeç.

Pesë persona u lanë në arrest shtëpie:

Bressani Simone, Colella Vito Modesto, Lobuono Vincenzo, Ruggiero Giuseppe dhe Grosso Raffaele.

Së fundmi, Ciampi Cosimo, Ventrella Alessio, Palmisano Giacomo, Acquaviva Sebastiano dhe Remini Domenico janë lënë në burg.

Sekuestrimi

Hetimet, krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, zbuluan një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta. U sekuestruan 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura